Përmes një videoje, dr. Murat Berisha ka thënë se sistemit shëndetësor në Kosovë i duhet rimëkëmbje, e kjo mund të ndodhë vetëm me Enver Hoxhajn kryeministër.
Kandidati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, të mjekut Murat Berisha, i cili përmend arsyen pse duhet të votohet Enver Hoxhaj dhe PDK në këto zgjedhje, për të mirën e shëndetësisë.
Hoxhaj, në anën tjetër ka shkruar se me rimëkëmbjen e shëndetësisë, PDK synon të rrisë pagat për punëtorët shëndetësorë që të mos largohen nga Kosova.
“Dr. Murat Berisha është njëri nga heronjtë e ditëve tona. Pandemia vërtetoi për të gjithë ne, se shëndetësia duhet të jetë prioriteti i çdo shteti. Me rimëkëmbjen e shëndetësisë, ne sunojmë të rrisim pagat për punëtorët shëndetësorë që të mos largohen nga Kosova. Sigurimet shëndetësore dhe kushte më të mira pune për ta, janë disa nga zotimet e #Rimëkëmbjes. Voto #PDK134
Shpërndaje në mbështetje të mantelbardhëve”, ka shkruar Hoxhaj.