Modeli i radhës nga Mercedes, edhe më luksoz (Foto)

Modeli i radhës nga Mercedes, edhe më luksoz (Foto)

Nëse Mercedes Benz S-Class nuk ju duket edhe aq luksoz, kjo kompani ofron modelin edhe më luksoz të quajtur Maybach.

Ky model do të debutojë në mars në panairin e veturave në Gjenevë dhe do të dalë në shitje në fund të verës 2018.

Maybach S-Class i rifreskuar dallon nga modeli standard nga grilat e reja të mëdha nga para e ndarja vertikale me ngjyrë.

Ndryshimi më i madh nga modeli standard është se Maybach është 5.4 metra i gjatë, që është rreth 40 centimetra më shumë.

Blerësit mund ta zgjedhin Maybach S-Class e tyre me motorin 4.0 litërsh V8 që prodhon 463 kuaj fuqi i cili bën që kjo makinë ta arrijë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 4.8 sekonda, ose me atë 6.0 litërsh V12 me 621 kuaj fuqi.

You may also like

Shpend Ahmeti bën thirrje të ndalen aventurat e Thaçit

Kreu i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti