Moldavia ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian sot, njoftoi presidentja e vendit, Maia Sandu, shtatë ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës fqinje.
“Sot ne po nënshkruajmë një aplikim për anëtarësim në BE. Disa vendime duhet të merren shpejt dhe me vendosmëri”, tha Sandu.
Gjeorgjia gjithashtu aplikoi për anëtarësim në BE të enjten, pasi Ukraina e kërkoi fillimisht.
Kandidatura e Ukrainës do të diskutohet në një samit të BE-së të planifikuar për javën e ardhshme./KosovaPost/