Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e djeshëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.
Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes. Policia vendosi një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut. Aldi Rama u kap disa oër më vonë, i plagosur në gjendje të rëndë pasi dyshohet se qëlloi veten me një plumb në kokë. I riu humbi jetën mëngjesin e sotëm te Trauma.
Abcnews.al ka siguruar videon nga momenti i ekzekutimit të policit Saimri Hoxha në Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme. Nga pamjet e kapura nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes duke momenti kur makina e policisë ndalon dhe efektivët i bëjnë me shenjë makinës tip “Volkswagen” të ndalojë.
Ajo vjen me shpejtësi dhe frenon fort. Pastaj duken policët që flasin me të rinjtë në makinën ku ndodhej Aldi Rama, i cili nuk doli nga makina por qëlloi në drejtim të nënkomisarit Saimir Hoxha. Kur Aldi Rama qëlloi ndaj Saimir Hoxhës dy kolegët e tij largohen me vrap disa metra. Më pas Rama mori makinën tip “Volkswagen”, ngjyrë blu e errët dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, policët e tjerë që u larguan fillimisht me vrap, qëlluan disa herë në drejtim të makinës së Ramës dhe më pas vijnë në ndihmë të kolegut të tyre që gjendet i shtrirë në tokë pranë makinës së bardhë, me të cilin udhëtonin.