Tifozët e Feyenordit janë përleshur rëndë me policinë shqiptare.
Turma të mëdha tifozësh kanë thyer edhe lokale në Tiranë, e gjithashtu edhe makinat që ishin nëpër rrugë.
Në një video të publikuar nga “JOQ Albania”, shihet se si policia e papërgatitur me sjelljen e tifozëve, një turmë e tyre godasin pamëshirshëm një polic, të cilin fillimisht e rrëzojnë për tokë e më pas e godasin.