Policia e Kosovës, sipas një komunikate për media, ka realizuar një operacion të gjerë në nivel vendi, kundër kontrabandimit me mallra, transmeton Kosova Post.
Rajoni i Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore, kanë qenë në plan të këtij operacioni.
Në Mitrovicën Veriore, grupe të revoltuara të qytetarëve, të pamësuar me praninë e Policisë së Kosovës, i kanë sulmuar pjesëtarët e saj. Në media është raportuar se “gjatë rebelimit”, është djegur edhe një veturë zyrtare. Nuk dihet nëse kjo ka qenë në pronësi të policisë, apo të ndonjë institucioni tjetër.
Në videon në vijim, mund ta shihni edhe momentin kur disa pjesëtarë të policisë, pas një kontrolle që ia bëjnë një lokali, sulmohen nga turma e qytetarëve të mbledhur në rrugë.
Vlen të theksohet se, përveç tensioneve dhe këtyre incidenteve, nuk është raportuar për të lënduar.
Për më shumë, shihni videon: