Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi ka pranuar rreth 9000 euro për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin, transmeton Kosova Post.
Rasti e ka raportuar një kontabilist në Fushë Kosovë, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Fushë Kosovë 25.06.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 € për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.