Bëhet fjalë për Roger Waters, kantautor i njohur anglez, i cili aktualisht i numëron 77 vite mbi supe, transmeton Kosova Post.
Sipas tabloideve britanike, e fejuara e tij është një grua me të cilën ai u shfaq në tapetin e kuq, në festivalin e filmit në Venecia, para dy vitesh.
Përndryshe, Waters ka pasur edhe katër gra të tjera. E fundit prej tyre ishte Laurie Durning me të cilën u martua në vitin 2012, duke i qëndruar besnik për dhjetë vite rresht.
Identiteti i të fejuarës së re, ende nuk është i qartë, por një burim i afërt me Waters-in pohon se kjo është më se e sigurt./KosovaPost/