Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili është njëherësh ministër në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se Prishtina përdor pasivitetin e Brukselit, dhe se është i zhgënjyer në Bashkimin Evropian sepse Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar as pas tetë vjetësh, transmeton Kosova Post.
“Në atë kuptim, jam pjesërisht i zhgënjyer, sepse BE nuk është një shoqatë joformale, por një organizatë serioze që ka mekanizma ekonomikë, politikë dhe të tjerë për zbatimin e vendimeve dhe politikave të saj,” tha Rakiq në një intervistë për Veçernje Novosti.
Rakic tha se “paqja e brishtë” në këtë zonë duhet të ruhet me çdo kusht, dhe se ai ishte i kënaqur që qytetarët tanë nuk u pajtuan me provokimet, por u përmbajtën.
“Megjithatë, unë besoj se KFOR -i, si një organizatë e respektuar dhe forcë ushtarake, nuk do t’i lejojë Prishtinës një aventurë që do ta dërgonte këtë rajon në një udhë të rrezikshme,” tha Rakiq./Kosova Post/