Shkruan: Osman Atalaj
“Njeriu mëson të presë, zakonisht kur nuk mbetet asgjë për të pritur”. (Voltaire)
Në ceremonitë përkujtimore që do të mbahet për hir të 26 vjetorit të Gjenocidit të Srebrenicës, e ku e cila përshkruhet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të Dielën, 11 Korrik, do të varrosen edhe 19 viktima të tjera.
Viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në varre masive në përpjekjet për të gjetur të zhdukurit pas Luftës së Bosnjës në 1995, varrosen me një ceremoni të mbajtur në Varrezat Përkujtimore Potocari në 11 Korrik çdo vit pas identifikimit te kufomave.
Deri më sot, 6,652 viktima të gjenocidit Serb janë varrosur në Varrezat Përkujtimore të Potocarit, nga ku do të shtohet numrit edhe 19 viktimave të këtij viti.
Ndërsa trupat e viktimave të Srebrenices u gjetën në 570 pjesë të ndryshme të vendit, Fatima Muhiq ishte viktima më e re e gjenocidit e cila u varros disa ditë pas lindjes së saj.
Emza Fazliq, zëdhënëse e Institutit për Personat e Zhdukur të Bosnjë dhe Hercegovinës, tha se më i riu nga viktimat që u varros këtë vit ishte Azmir Osmanoviq, i cili ishte 16 vjeç kur u vra, dhe më i moshuari ishte Husein Kurbashiq, i cili u vra në mosha 63 vjeç.
Lufta e Bosnjës filloi në 1 Mars 1992 dhe zgjati më shumë se tre vjet deri në 14 Dhjetor 1995. Ndërsa 110,000 njerëz humbën jetën gjatë kësaj lufte, rreth 2 milion njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kanë kaluar 25 vjet nga masakra e Srebrenicës që ndodhi më 11 korrik 1995. Ishte vrasja më e madhe masive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, para syve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe ka një rëndësi të veçantë si gjenocidi i parë i dokumentuar për sa i përket të drejtës ndërkombëtar.
Radovan Karaxhiq, një nga përgjegjësit e kësaj masakre, u soll para drejtësisë në vitin 2008 dhe Ratko Mlladiq në vitin 2011. Nga ana tjetër, boshnjakët ende vazhdojnë të kërkojne të afërmit e tyre nëpër varret masive, të zhdukur tashmë 26 vjet. Ngushëllimi i tyre i vetëm është që përgjegjësit e kësaj masakre të ndëshkohen sot.
Aspekti më i dhimbshëm dhe tragjik ishte se gjatë persekutimeve dhe e prdhunimeve sistematike të serbëve kunderejt popullsisë civile boshnjake, bota perëndimore mbeti një spektatore e kësaj masakre që ndodhi në zemër të Evropës.
Nga ana tjetër, bota İslamike nuk mund të bënte asgjë politikisht për sa kohë që vazhdonte kjo luftë, mirëpo organizatat jo qeveritare dhe ato ato shtetërore nuk e lanë të vetëm popullin boshnjak, përballë këtij agresioni.
Në korrik 1995, popullsia e Srebrenicës në atë kohë ishte rreth 20 mijë. Kur filloi lufta, OKB e shpalli qytetin e Srebrenicës, i cili ishte i rrethuar plotësisht nga serbët, si një “qytet të sigurt”. Kur komandanti i OKB-se siguroi që Srebrenica do të sigurohej me 400 ushtarë holandezë, 40,000 njerëz nga rrethina erdhën në Srebrenicë. Vendi me një popullsi prej 20 mijë banorë arriti në 60 mijë brenda 3-4 ditësh. E gjithë kjo falë sigrurisë që garantonte OKB-ja. Përkundër kësaj, serbët hynë në Srebrenicë me ushtarët dhe armët e tyre. Aty u bë nje Pazar i madh. Ata morrën peng 20,000 njerëz. Të tjerët disi shkuan në qytete të ndryshme. 8,372 boshnjakë myslimanë nga këta 20 mijë njerëz u dërguan në vende të panjohura, male dhe pyje para syve të komandantit hollndez të OKB-së. Ata u vranë dhe u hodhën në varre masive para gjithë syve të botës.
Ata i copëtuan trupat dhe i varrosën në rreth 64 varre masive në mënyrë që identiteti i tyre të mos dihej.
Më në fund, Gjykata e Drejtësisë e Hagës njohu atë që ndodhi në Srebrenica si një ‘’gjenocid’’.
Fati i njëjtë i Sirisë
Tragjedia që Siria po përjeton për 11 vjet gjenocidin në Bosnje e ka lënë në hije.
Ajo që mbetet të shihet është se sa Srebrenica do të dalë nga Siria kur të mbarojë lufta!
Lufta që filloi në prill 2011 ende po vazhdon.
Qindra mijëra njerëz humbën jetën në luftën civile 10-vjeçare në Siri, ndërsa gati 12 milion njerëz u zhvendosën. Vendi është i ndarë në tri pjesë; Midis regjimi te Asad-it midis opozitës dhe Kurdëve. Në Siri, e cila ka qenë në një krizë të thellë ekonomike që nga viti 2019, shumë njerëzve nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë ushqime themelore. Sipas të dhënave të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 12 milion sirianë, të cilët përbëjnë 60 përqind të popullsisë, janë të kequshqyer. Numri i fëmijëve të uritur dhe të kequshqyer vazhdimisht rritet.
Witschel nga Organizata Gjermane e Urisë tha se ishin jashtëzakonisht të shqetësuar për korrjen e ulët të grurit këtë vit duke shtuar: ‘’Njerëzit nuk kanë rezerva ushqimore dhe nuk mund të lihen vetëm në këtë thatësirë. Ushqimi po bëhet gjithnjë e më i pakët dhe çmimi i bukës, perimeve dhe pemëve po rritet’’ tha Witschel, duke shtuar se qeveria siriane po bllokon qëllimisht ndihmën humanitare dhe po përdor urinë si një armë kundër opozitës.
Sipas OKB-se, numri i të vdekurve ka tejkaluar 220,000 njerëz që nga janari 2015. SCPR (Qendra Siriane për Studime Politike) njoftoi se popullsia totale njerëzore që humbi jetën direkt ose indirekt për shkak të Luftës Civile Siriane ishte 470,000 që nga Shkurti 2016.
Sipas raporteve, dhjetëra mijëra demonstrues u burgosën në burgjet e shtetit dhe iu nënshtruan torturave dhe terrorit sistematik.
Kanë kaluar 8 vjet që kur regjimi Bashar al-Assad në Siri vrau mbi 1,400 civilë me armë kimike në rajonin Guta Lindore më 21 gusht 2013.
Në qershor 2017, OPCW paraqiti dosjen që përmbante deklarata të dëshmitarëve dhe imazhe në lidhje me masakrën e armëve kimike Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (ICC).
Më 26 Tetor 2017, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, misioni i përbashkët hetimor i OPCW (JIM), e mbajti regjimin përgjegjës për masakrën e Khan Sheikhun dhe paraqiti raportin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-se më 27 Tetor.
Sidoqoftë, Rusisë iu desh të ndalonte kërkimin e mekanizmit në 17 nëntor 2017 duke vënë veton në rezolutën e Këshillit të OKB-se që do të zgjaste mandatin e JIM në seancën në 16 nëntor te vitit 2017.
Meqenëse vendimi vetëm i JIM nuk ishte i mjaftueshëm që autorët e masakrës të gjykohen në ICC, bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka arritur konsensüs për të vendosur sanksione ndaj regjimit.
Lufta për mbijetesë e refugjatëve sirianë po vazhdon në kushte edhe më të rënda, ashtu si boshnjakët.
Ndërsa lufta me varfërinë, sëmundjet, strehimin, ushqimin dhe problemet e sigurisë, eshte harruar plotësisht dhe u sirianët po përjashtohen nga bota.
Nuk është sqaruar ende se çfarë ndodhi me popullin sirian në burgje, të cilët iu nënshtruan bombave Ruse dhe te regjimit, armëve kimike dhe gjenocidit etnik dhe kulturor.
Sipas Amnesty International; ‘’Përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krizës më të rëndë të refugjatëve që bota ka parë për një kohë të gjatë është vërtet e turpshme’’.
Pothuajse gjysma e 22 milion banorëve kanë lënë shtëpitë e tyre.
Bota vazhdon të jetë një spektatore e vrasjeve të njerëzve në Siri, duke përdorur metoda dhe mjete që nuk janë parë as në Luftën e Dytë Botërore, të cilat janë brenda fushës së krimeve kundër njerëzimit dhe luftës.
Herët ose vonë, portat e errëta të Sirisë do të hapen për botën dhe atëherë ne do të përballemi me torturat, abuzimet dhe përdhunimet e qindra mijëra njerëzve të zhdukur, burrave dhe grave në burgje.
Ne esenc pyetja është ‘’Sa Srebrenica do të dalë nga Siria?’’
Amnesty International; “Përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj krizës më të rëndë të refugjatëve që bota ka parë për një kohë të gjatë është vërtet e turpshme”, thotë ai.
Masakra muslimane që ndodhi dje në Bosnjë në zemër të Evropës sot po përjetohet në vetë lagjen e botës Muslimane, dëshmitar e se ciles jane vet Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Iraku, Libani dhe Irani.
Tragjedia njerëzore që jemi dëshmitarë sot në Siri, vite më vonë, do të shkaktojë turpin më të madh te historisë, ashtu sikurse në Bosnjë.
Disa qarqe, të cilët ndanë programe intensive përkujtimore dhe trishtim për përvjetorët e masakrës së Srebrenicës, po injorojnë dinjitetin njerëzor duke insistuar te mod i shohin masakrat në Idlib, Alepo, Ghouta dhe Hama sot.
Më 12 dhjetor 2013, Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit i Kombeve të Bashkuara paraqiti raportin e përgatitur ne lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri te Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun.
Grupi i OKB i Kërkimeve zbuloi se ‘’në dritën e provave të qarta dhe bindëse’’ të marra në Ghouta, ‘’një sasi e lartë armësh kimike’’ u përdor kundër fëmijëve dhe civilëve në zonat e Serakib, Khan Al Assal dhe Ashrafia.
Edhe pse sulmi në këtë rajon u pranua nga të gjitha palët në Siri, asgjë nuk ndryshoi edhe pse gjetjet e paraqitura nga Rusia, Britania dhe Franca konfirmuan sulmin.
Drafti i rezolutës, i cili u paraqit në Këshillin e Sigurimit të OKB në 2015, duke përshkruar ngjarjet në Srebrenica si ‘’gjenocid’’ fatkeqësisht nuk u pranua për shkak të vetos së Rusisë.
Perëndimi vazhdon të ruajë heshtjen e tij përpara masakrave që ndodhën dje në Bosnjë dhe sot në Siri.
Çfarë ka ndryshuar nga masakra e Srebrenicës në masakrën e Idlibit dhe asaj ne Alepo?
Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të botës Muslimane do t’i gjykojnë me lehtësi masakrat në Bosnjë, por ata nuk do të jenë në gjendje t’i zgjidhin masakrat në Siri shumë lehtë për sa i përket arsyes dhe ndërgjegjes.
Derisa këto ditë perkujtohen masakrat në Bosnje, sa është e ndegjegjeshme që Siria, e cila po e jeton të njëjtin fat, për shkak të qasjes ideologjike apo politike të vazhdon të injorohet?