Shkruan: Hoxhë Osman S Musliu
Sot diku në Drenicë.
Sot një takim në Drenicë seç ma kujtoj një ngjarje gjatë kohës kur isha Imam në fshatin Peqan të Suharekës. Me një rast Haxhi Hema, siç e thërrisnim Haxhi Muharremin, erdhi dhe me ftoj për drekë sepse kishte pre PASTERRMEN dhe me një insistim të madh mu drejtua se “duhet me ardh gjithqysh”. Por kur e pyesja pse ky insistim ai vetëm më përgjigjej “qashtu është puna”! Sado që unë po i thoja se jam i thirrur tek dikush tjetër për drekë, ai po insistonte që duhet të shkoja me çdo kusht, duke më thënë se do shkonte direkt tek mikëpritësi i drekës për të marrë leje për mua! Atëherë unë i thash se nëse merr leje do të shkoja tek ai.
Në Peqan e kanë zakon që tepsia të mbushet me QYFTE në formë piramidale deri në maje. Kur erdh dreka në sofër, me tepsin e mbushur me qyfte, Haxhi Hemën e ndëgjoja duke përsërit të njëjtat fjalë. Ai mu drejtonte mua: “Hoxho, nuk lajn qyftet m’u idhnu”, ndërsa unë spo kuptoja gjë! Mirëpo, ai po vazhdonte me të njëjtat fjalë me një zë i cili shkonte duke u ngritur e me një ton përbuzës, sikur iu drejtonte dikujt tjetër përmes meje. Dikur më treguan dhe e kuptova se disa persona i kishin thanë Haxhis se “nuk ban me thirrë hoxhën, përndryshe na nuk rrijm aty”!
Ndërsa si duket qyftet ua kishin ndryshu mendjen dhe për këtë arsye Haxhi Hema m’u drejtonte mua por fliste me ta, duke thanë se “nuk lajn qyftet m’u idhnu”!
Edhe unë po iu drejtohem Drenicasëve që mos të prishen në mesvete për politikan sepse ata nuk i lan “Qyftet me u hidhru”!
Dëshira ime do të ishte që pikë e bashkimit të ishin IDEALET, por ja që kësaj radhe, si zakonisht, po ndodhë që QYFTET të jenë pika ndarëse dhe përbashkuese e shumë…