Moska hedh poshtë akuzat siç i quan të paturpshme të Amerikës se Rusia gjoja përdor furnizimet me gaz si mjet për të ushtruar presion, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, transmeton Kosova Post.
“Është e paturpshme që ata të vazhdojnë akuzat rreth e rrotull. Ne kurrë nuk kemi ushtruar presion përmes furnizimit me energji. Ne në asnjë mënyrë nuk jemi të interesuar ta përdorim atë si një mjet presioni politik,” tha Ryabkov.
Ai shtoi se akuza të tilla janë pjesë e luftës që Perëndimi vazhdon të bëjë kundër Rusisë në disa drejtime.
“Ata gjithmonë na akuzojnë për gjithçka, ne e dimë këtë, por Moska po punon vazhdimisht në stabilizimin e tregut të energjisë dhe nuk është në interesin tonë që ta bëjmë situatën më të vështirë,” vuri në dukje diplomati, shkruan sputnik.
Sipas tij, Moska ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm në Evropë për sa i përket furnizimit me gaz, dhe është gati të bashkëpunojë me BE -në për të shmangur kërcimet në çmimet e energjisë.sh.o./Kosova Post/