Mbi vendin tonë edhe në ditët e ardhshme do të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike që po kushtëzojnë mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica.
Ndërsa sot në Kosovë, do të mbajë mot kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.
Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.