Instituti Hidrometeorologjik njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.
Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare.
Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat gjatë ditës të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.
Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.