Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme gjatë ditëve vijuese edhe në Kosovë.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bëjnë të ditur se në fushat barike ka rënie ashtu sikurse edhe në ato termike.
Herë-herë do të ketë edhe fjolla bore e kryesisht do të ketë gjatë së shtunës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.
“Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.