Dita e diele do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 6m/s.