Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot dhe edhe të mërkurën moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje shiu, madje në vise malore mund të ketë edhe reshje bore.
Ndërsa të premten parashihet të ketë ngritje të temperaturave.
Java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Sipas IHK-së, të martën do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu.
Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.
Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius.