Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm, me temperatura deri në 24 gradë Celsius.
Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agro-meteorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.