Instituti Meteorologjik i Kosovës, (IHK), njofton se edhe sot mbi vendin tonë dominojnë temperaturat e larta tropikale.
Megjithatë, bëhet e ditur se pasdite do të ketë reshje shiu në disa pjesë të vendit që do të përcjellën edhe me stuhi, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 34 dhe 38 gradë Celsius
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave.