Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas institutit, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.