Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohët e vende-vende do të ketë edhe reshje bore.
Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte.
Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”.