Në ditët e para të qershorit temperaturat do të shënojnë rritje, ku do të mbajë mot më i nxehtë, por edhe me më shumë diell.
Vonë orëve të pasdites dhe mbrëmje, përreth zonave malore mund të ketë kushte për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullimë.
Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.