Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se, të dielën, mbi vendin tonë temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.