Periudha e motit jostabil që patëm ditëve të fundjavës, por edhe këtyre dy ditëve të para të javës, përfundoj. Para kemi mot më të qëndrueshëm, që do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.
Në aspektin termik temperaturat do të jenë më afër vlerave mesatare, e tek nga dita e diel, i nxehti afrikan fillon sërish të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare.
Ndërkohë sot do të kemi mot kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë, në mëngjes më freskët. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, e në mbrëmje sërish kthjellime.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C. Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielën shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.
Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.