Prishtina Weather, bën të ditur se mbi vendin tonë sot dhe gjatë ditëve në vijim do të mbajë i vranët, me shi e në viset malore priten edhe reshje bore.
Nga pjesa e dytë e javës temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, e mundësitë për reshje dëbore zbresin edhe deri në lartësi mbidetare prej 800m.
Të reshurat e fundit kanë shpërndarë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit është kryesisht në vlera të mira, e do të mbetet në të mira dhe pranueshme edhe në ditët vijuese, megjithëse kohëpaskohe vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare e të dobëta, në periudha të mungesës së qarkullimit të mjaftueshëm ajror.
Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga 10C deri të premten në 3C e 4C, ndërsa maksimalet nga 12C deri në 5C e 6C.
Erërat mbesin dominante nga krahu verior 3-12m/s.
Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale, e nga mesi i javës me tendencë të rritjes.