Sipas parashikimeve meteorologjike të Prishtina Weather, bëhet e ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot të ndryshyeshëm.
Nga e premtja pritet të bie shi, derisa java e ardhshme mund të sjellë reshjet e borës edhe në vise të ulëta.
Ditën e enjte mbetet mot i qëndrueshëm, me vransira që shtohen gjatë ditës. Nga dita e premte do të kemi mot të ndryshueshëm, kryesisht me vransira, kohëpaskohe me të reshura shiu edhe përgjatë fundjavës.
Të premten gjatë ditës edhe do të fryjë erë më e fuqishme nga jugu e juglindja.
Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në dëborë.
Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.