Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me reshje shiu dhe bore.
Sipas IHK-së, reshjet e shiut do të vazhdojnë deri të hënën në mbrëmje për të vazhduar me reshje bore.
Deri të premten, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në 4 gradë celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-13 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.