Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohët e me reshje bore.
Sipas IHK-së, më shumë reshje bore pritet të ketë të enjten.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.