Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se nga dita e martë përpos vlerave të larta termike parashikohet që vende-vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.
Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10:00-17:00, ose të përdorim masat mbrojtëse.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë