Moti gjatë ditëve të fundit të marsit do të jetë i ndryshueshëm. Të hënën paradite do të mbajë mot i vranët e me reshje të dobëta të shiut.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK, bën të ditur se ditët tjera të kësaj jave do të jenë pranverore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.
Gjithnjë sipas IHK-së, fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.
Ditë tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi. N
Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.