Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bënë të ditur se vendi ynë gjatë ditës së sotme dhe katër ditëve të ardhshme mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë deri ditën e premte.
Sipas institutit, reshjet e parashikuara për ditën e diele, parashihen që në disa pjesë të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të ditës së hënë më 30 nëntor.
“Nga dita e martë sërish parashihet të ketë stabilizim të motit deri ditën e premte, kur parashihen riga të shiut të cilat mund të vazhdojnë edhe ditën e dytë të vikendit.