Mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbajë mot me reshje bore e diku edhe me shi e borë.
Kështu gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbretëron mot kryesisht vranët, kohë pas kohe vazhdojnë reshje të dobëta bore, nga Dukagjini ditën të përziera edhe me shi.
Të martën , poashtu do të jetë ftohtë, kryesisht me vranësira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime.
Edhe ditëve në vazhdim kryesisht do të mbajë mot i ngjashëm.
Këto temperatura, reshje bore e ftohët do të mbretërojnë deri me 26 mars ndërsa gjatë vikendit pritet ndryshim i motit.
Temperaturat minimale pësojnë rënie, që deri ditën e mërkurë ose të enjte zbresin edhe në -7C, e maksimalet gradualish shënojnë rritje 2C deri 4Celzius