Edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës(IHK), gjatë tërë javës do të mbajë moti i ndryshueshëm.
Të martën parashihet të ketë reshje shiu, e të mërkurën do të ketë edhe reshje bore.
Kurse nga e enjtja sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashihet rritje graduale e temperaturave maksimale.
“Java e dytë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Dita e martë do të vijoj me kushte po thuaj të njëjta meteorologjike, por që vende-vende parashihen riga shiu. Të mërkurën mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore. Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.