Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti këtë javëhshme fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit.
Sipas IHK-së, dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, me riga shiu dhe me shkarkime rrufesh. Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdojë sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.