Mbi vendin tonë sot dhe gjatë ditëve në vijim pritet të mbaj mot i ndryshueshëm.
Sipas parashikimeve meteorologjike, nga sot do të kemi mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me të reshura shiu edhe përgjatë fundjavës. Të premten gjatë ditës edhe do të fryjë erë më e fuqishme nga jugu e juglindja.
Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në dëborë.
Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.