Sot mbi vendin tonë priten reshje shiu dhe bubullima, derisa në fundjavë pritet të jetë pak më ngrohtë me kthjellime dhe diell.
Ndërkohë sipas parashikimeve meteorologjike, dita e premte do të vazhdojë me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.
Nga fundjava dhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet përmirësim i motit, do të mbajë mot paksa më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin nga 13C në 5C ditëve të fundjavës, derisa ato maksimale, pas rënies ditën e nesërme në 17C, në fundjavë rriten deri në 21C, e të hënën edhe 23C.
Era do të fryjë nga verilindja 3-8m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.