Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten për gjatë reliefit malor. Indeksi UV do të jetë në vlera të rrezikut, prandaj preferohen këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e Diellit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit