Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, bën të ditur se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell e vranësira kalimtare gjatë ditës së enjte.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.