Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët por jo temperatura të ulta.
Sipas parashikimeve meteorologjike, nga e premtja priten sërish reshje shiu.
Herë herë reshjet e shiut do të jenë më intenzive. Në vise malore priten edhe reshje bore, e me rënie të temperaturave të hënën vonë gjatë natës, edhe shndërrohen apo përzien me borë.
Trashësia e borës mund të jetë 5cm nga rrafshi i Kosovës, e edhe mbi 10cm në vise kodrinore. Të mërkurën do të mbajë mot shumë i ftohtë ku priten edhe kthjellime. Nga dita e enjte mbrëma dhe të premten sërish reshje shiu, me rritje të temperaturës.
Moti me shi dhe dëborë, si dhe fuqizimi i erës në ditët e ardhshme, sërish sjell tek një përmirësim të gjendjes së cilësisë së ajrit, pas përkeqësimit në fundjavë.
Indeksi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm nga dita e mërkurë, kur pritet mot shumë i ftohtë dhe qetësim i erërave, ndotësit mbeten të përqëndruar në sipërfaqe, e cilësia e ajrit kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.