Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërkaq të enjten priten reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës së sotme, sipas IHK-së, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.