Siç njofton Instituti Meteorologjik në Kosovë, gjatë fundjavës parashihen kushte tjera meteorologjike, kjo si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
Ndërkohë që ë shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.
Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.