Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, bëri deklaratën pasi këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan përshkroi deklaratën e fundit të Koresë së Veriut si për dialog ashtu edhe për konfrontim si një “sinjal interesant” transmeton Kosova Post.
Motra e liderit të këtij vendi Kim Jong-un, ka deklaruar se raportimet e mediave që kinse mënyra me të cilën Washingtoni (Shtëpia e Bardhë) e sheh dhe jep sinjale për Pyongyang, mund t’i sjellë amerikanëve dëshpërim dhe zhgënjim të madh.
Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, i është përgjigjur këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të dielën tha se deklarata e fundit e Kim Jong-un me të cilën bënte thirrje për përgatitje për konfrontim por edhe në diplomaci me SHBA-të, paraqet një “sinjal interesant” nga ana e Pyongyang.
“SHBA-të po e interpretojnë situatën në atë mënyrë për të siguruar arsye për vete. Pritjet që kanë vendosur ‘t’i mbjellin’ në rrugët e gabuara – do t’i çojë drejt një zhgënjimi më të madh”, ka thënë ajo.
Deklarata e Kim Yo-jong vjen në kohën kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherit i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim – që sot pritet të takohet me presidentin jugkorean Moon Jae dhe ministrin për Bashkim, Lee Ji-jong, i cili është i angazhuar për raportet me fqinjin verior.
Të hënën Sung Kim ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar me përfaqësues të Koresë së Veriut kudo qoftë, pa kushte – duke theksuar si i gëzohet bisedës pozitive për të cilën pretendon se do të pasojë së shpejti./KosovaPost/.