Ylli i Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, është shumë afër t’i bashkohet Romës së Jose Mourinhos, në një marrëveshje fillestare huazimi me mundësi blerjej, transmeton KosovaPost.
Mourinho pret blerje të reja në afatin kalimtar të janarit dhe mesfushori i Arsenalit pritet të jetë përforcimi i tij i parë në këtë afat kalimtar.
Sipas “Sky Sport Italia”, një prej arsyeve kryesore pse Roma e kërkon me ngulm Maitland-Niles është fakti se ai luan në shumë pozita në fushë.
Maitland-Niles mund të luaj si mesfushor qendror, anësor apo mbrojtës i krahut.
Roma shpreson ta ketë atë në dispozicion më 6 janar, kur rifillon sezoni në Serie A pas pushimit dimëror.
24-vjeçari doli pozitiv në testin për koronavirus javën e kaluar, prandaj nuk do të largohet nga Britania e Madhe derisa të shërohet.
Roma do t’i paguaj gjysmë milioni euro për huazimin e tij dhe mund ta blej atë në fund të sezonit për 10 milionë euro