Jose Mourinho mund të largohet nga skuadra e Romës.
Ka raportime në Angli se Everton dëshiron të marrë Jose Mourinhon për të zëvendësuar Rafa Benitez, pasi portugezi po përballet me rezultate të dobëta te Roma.
“Mirror” dhe “Sun Sport” tani sugjerojnë se Mourinho mund të flitet për një rikthim në Premier Ligë, vetëm disa muaj pasi ai u shkarkua nga Tottenham Hotspur.
Everton po shqyrton opsionet e tyre pasi Benitez arriti vetëm dy pikë nga tetë ndeshjet e fundit.
Mou mbërriti në Stadio Olimpico gjatë verës dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare me biseda për një projekt afatgjatë.
Entuziazmi u zbeh me shpejtësi pas disa rezultateve të mjerueshme, duke humbur tetë ndeshje tashmë në të gjitha garat, duke barazuar dy dhe duke fituar 13.
Ato përfshinin një humbje poshtëruese 6-1 nga skuadra Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës së Evropës dhe humbjen e mbrëmshme 3-0 në shtëpi ndaj Interit./LN
Mourinho siguroi vazhdimisht se nuk kishte ndërmend të largohej nga Roma herët, por tensioni po rritet rreth trajnerit.