Mourinho nuk ka turp: Edhe unë e kam eliminuar Mançesterin

Mourinho nuk ka turp: Edhe unë e kam eliminuar Mançesterin

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, deklaroi pas eliminimit nga Liga e Kampioneve se Sevilla pati fat para portës.

“Jemi të zhgënjyer. Sevilla erdhi të luante siç luajti dhe i doli mirë”, shpjegoi portugezi.

Kur u pyet për shpenzimet e mëdha që ka bërë dhe rezultatet që nuk po vijnë, Mourinho u justifikua kështu: “Të gjithë shpenzojnë para’, apo jo? Të gjitha klubet investojnë. Kur fitohet, fitojmë të gjithë; kur humbet, humb trajneri. Kështu është në të gjithë botën. Kështu që, sot humba unë dhe jam unë ai që ka gabuar”.

Në fund, Mourinho nuk harroi të kujtonte triumfet e tij kur nuk ishte trajner i Manchesterit.

“Unë vetë e kam eliminuar dy herë Manchesterin në Angli. Një herë me Porton dhe një herë me Realin. Eliminimi nuk është gjë e re për klubin”, tha “Speciali”.