Ministria e Jashtme e Palestinës thërriti në Ministri ambasadorët e Britanisë, Austrisë, Çekisë dhe Bullgarisë, të cilëve u dorëzoi nga një notë proteste për shkak të votës së tyre kundër rezolutave ndërkombëtare mbi Palestinën në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Asamblenë e 74-të Botërore të Shëndetit, transmeton Kosova Post.
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Jashtme palestineze, zëvendësministrja Emel Cadu u përcolli ambasadorëve të ftuar tronditjen e udhëheqjes palestineze nga dhënia e dritës jeshile udhëheqjes izraelite në këtë votim.
Cadu u tha të dërguarve se qëndrimi i vendeve të tyre “i jep Izraelit hapësirë për të thelluar pushtimin dhe forcon praktikën e shmangies nga dënimi”.
Zëvendësministrja Cadu kërkoi sqarime nga Ministritë e vendeve përkatëse sepse ata votuan kundër Palestinës në votimin ndërkombëtar.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se edhe ambasadori gjerman do të thërritet nesër në Ministri.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi një rezolutë në sesionin e tij në Gjenevë të Zvicrës më 27 maj, e cila përfshinte krijimin urgjent të një komisioni të pavarur ndërkombëtar të hetimit për të hetuar shkeljet izraelite të të drejtave të njeriut.
Asambleja e 74-të Botërore e Shëndetësisë, e cila u mblodh më 26 maj, me mbështetjen e Turqisë miratoi projektrezolutën për kushtet shëndetësore në territoret e okupuara palestineze edhe pse Izraeli bëri përpjekje për të bllokuar atë.trt