Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mohuar deklarimet, se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar që të vizitojë Kosovën.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në një përgjigje për RTK tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga Vuçiqi.
“Ju konfirmojmë që deri më tani MPJD-ja, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë në Republikën e Kosovës nga përfaqësuesit e autoriteteve nga Beogradi, respektivisht z. Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit për media në ministri, Leutrim Sahitit.