Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), në nivel vendi janë dhënë mbi 1 milionë e 100 mijë vaksina, transmeton Kosova Post.
Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas këtyre të dhënave, që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, “janë dhënë 1.147.803 doza të vaksinës.”
Saktësisht, deri më sot, 425.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./KosovaPost/