Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrë 53.83%.
Muja ka pohuar se në këto llogaritje nuk kanë futur votat e diasporës.
Muja ka shkruar në Facebook se votuesi ka vendosur kundër PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.
Postimi i plotë:
Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në perspektivën evropiane.
Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe.