Nga Abdullah Klinaku
Besimin në Zot e dashuria ndaj atdheut e kombit që kishte mulla Idriz Gjilani ishin të padurueshme për serbo-sllavët dhe shqiptaro-komunistët e asaj kohe. Madje edhe për këta të sotshmit.
Lufta e tij e vazhdueshme kundër tij e detyruan për plotë 5 vite të fshihet në fshatin Gjyrishec te familja Sadikaj. Kur e kuptuan sllavo-komunistët vend ndodhjen e tij, familja Sadikaj i ofroi gatishmëri lufte të përbashkët deri në vet flijim për Zotin e Kombin. Ishte Hoxha ai që nuk e lejoi këtë luftë e cila do të ishte masakër mbi një familje e cila e kishte strehuar. Duke u dorëzuar te pushtuesi.
Djali i Hoxhës, Isa, ishte shtatë vjetë në ditën kur babën e tij e sollën të prangosur në Gjilan në mbrëmjen e 22 nëntorit të vitit 1949. E gjithë jeta e tij ishte luftë, vuajtje, përpjekje e rezistencë. E tillë ishte edhe jeta e tij para se shpirtin e tij fisnik t’ja dorëzonte Zotit të Madhërishëm për të qenë frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Hoxhën e torturuan, e rrahën, e maltretuan për vdekje. Familjen nuk e lanë me u çmallë me të as në momentet e fundit të jetës. Isa shtatë vjet nuk e pati rastin të çmallej as me fytyrën e vuajtur të babës së tij e madje as me trupin e tij të vdekur sepse e dogjën.
Pas tre ditësh dhune e torture çnjerëzore Hoxhën e nxjerrin nga burgu dhe e djegin të gjallë në një grumbull drush me 26 nëntor 1949. Hoxhën e dogjën në fshatin Gllamë, ndërsa eshtrat e gjetur në vitin 2021 mendohet se ishin eshtrat e trupit të mulla Idriz Gjilanit.
Sipas rrëfimeve nga një udbash pjesëmarrës në torturën ndaj Hoxhës pas rreth 30 vitesh rrëfen se Hoxhës i kërkoheshin emrat e shokëve të luftës por duronte çdo torturë dhe i jepte vetit durim duke marr shembull nga rezistenca e pejgamberit Jahja a.s. të cilin e paten pre me sharrë në dy pjesë. Thuhet se durimi i tij ishte aq i fortë sa që vdekja i erdhi pa of as oh por me këndim të kaptinës “Ihlas” nga Kurani. Vdiç duke e kënduar suren e Sinqeritetit sepse i tillë ishte besnik ndaj Zotit të Madhërishëm dhe besnik ndaj atdheut, duke rënë dëshmor si pak kush!
Rahmet pastë shpirti i tij!